.

Fansat e kritikojnë për trupin, reagon Ronela Hajati: Jam yll.Njerëzit po harxhojnë shumë lekë që…

Këngëtarja Ronela Hajati ka rënë gjithnjë në sy për format e saj trupore që kohët e fundit cdo vajzë do t’i ketë.Sado në modë të jetë të kesh një trup si Ronela apo si Kim Kardashian, ka nga ata njerëz të cilët gjithnjë do të flasin negativisht.
Kështu ka ndodhur edhe në foton e fundit të Ronelës ku disa e komplimentojnë ndërsa të tjerë i thonë dobësohu ose reagojnë me komente të tjera negative.
Për këtë Ronela ka vendosur t’ia mbyllë gojën duke replikuar.
“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”, shkruan Ronela.