.

Skualifikimi i Ermal Metës, ja vendimi final që u morr për këngëtarin shqiptar në Sanremo

Pas natës së parë të festivalit të Sanremos, shpërhteu polemika e parë për këngën e shqiptarit Ermal Meta.

Kënga e kënduar me Fabrizio Moron “Non mi avete fatto niente” (nuk më keni bërë asgjë), u quajt si një këngë e kopjuar dhe kishte shumë mundësi të skualifikohej.

Por Sanremo ka marr vendimin e rëndësishëm për këngëtarin shqiptar, duke mos e përjashtuar nga gara.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moron do vazhdojnë të garojnë në festival.

Ky vendim u mor dhe nga televizioni italian Rai.

“Ngjashmëria” është vërejtur nga Altro Spettacolo: Teksti paraqet analogji të dukshme me “Silenzio” të prezantuar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali në seleksionimin e Sanremo Giovani 2016. Febo, është edhe autori unik I Silenzio. Në këngë në refren thuhet: Nuk më keni hequr gjë; nuk keni marrë asgjë; kjo është jeta ime që ecën përpara pavarësisht njerëzve. Nuk më keni bërë asgjë”.