.

Shkoi në Romë për ta vizituar, Hysaj rrezikon sfidën kundër Thomas Strakoshës


hysaj-strakosha-470x798-e1517918144957

Elseid Hysaj udhëtoi të hënën në Romë për të ndjekur në “Olimpico” Thomas Strakoshën, shqiptarin e Lazio-s që luante kundër Genoa-s. Sigurisht që pas sfidës dy futbollistët e Kombëtares kaluan disa momente mes tyre, para se e shtuna t’i përballë në Napoli kundër njëri-tjetrit. Gjithmonë nëse Hysaj do të zbresë në fushë.

Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçari sot nuk është stërvitur me ekipin e Napolit pasi ka probleme shëndetësore. Ai është lënë pushim për shkak të një viroze, pasi ka qenë me ethe gjatë 24 orëve të fundit dhe është menduar që të mos rrezikohet më shumë.

Nuk dihet me siguri nëse Hysaj do të mungojë të shtunën përballë Lazio-s, por deri më tani kjo ka shumë gjasa të ndodhi.

(e.k/BalkanWeb)