.

Rudina e ekzaltuar një ditë pas këngës që i bëri Gjergj Leka: Sot erdha në punë me taka se…

Kantautori Gjergj Leka i bëri një surprizë mjaft interesante Rudina Magjistarit dje në emision, duke i bërë një dhuratë që siç tha ai, nuk vdes kurrë. Leka i dedikoi një këngë moderatores, “Bëhu zonjë si Rudina”.

“Sot kam ardhur në punë me taka, se zakonisht vij me të sheshta, se kisha një status tjetër sot, kisha një këngë, ju nuk e keni. Nuk ngeli njeri nga fisi pa marrë në telefon mamanë time për ta uruar, faleminderit edhe juve që u gëzuat me gëzimin tim, faleminderit Gjergj”, tha Rudina.