.

Policia nuk i mori seriozisht 3 denoncimet, 27-vjeçari masakron 75 herë me thikë studenten në mes të rrugës

Një vrasje makabre ka tronditur pak ditë më parë Anglinë, pasi një 27-vjeçar masakroi për vdekje të dashurën e tij 23 vjeçe, Molly McLaren, duke e copëtuar 75 herë me thikë në një park në mes të ditës.
Por ndërsa ai ka marrë një dëmin 26 vite burg, një dëshmi nga ish-e dashura e tij i ka tronditur të gjithë duke vënë gishtin mbi drejtësinë.

Në një intervistë për “The Sun”, Alexandra Dale, është shprehur se kur i ka dhënë fund lidhjes me të, ai e ka torturuar dhe është përpjekur ta vrasë disa herë.
Vajza ka treguar se ka bërë tre kallëzime në polici por asnjëherë nuk është marrë seriozisht, duke e lënë të lirë vrasësin Joshua Stimpson.

“Nëse policia do ta kishte ndaluar që pas denoncimeve të mija, sot ajo vajzë e shkretë do të ishte gjallë’, është shprehur ajo.