.

Operacioni “Forca e Ligjit”, dalin emrat e 5 të arrestuarve në Elbasan

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit janë zbuluar emrat e 5 personave të arrestuar në Elbasan.

Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për shtetasit Gazmor Kukla, Gerald Yzeillari, Edmond Abazi, Kristi Maxhari, Kristian Petani. Edmond Sula, nëndrejtor i Policisë Elbasan ka dalë sot para mediave për të dhënë detajet e operacionit.
Dje u shoqëruan 8 persona, nga të cilëve më pas vetëm 5 kanë përfunduar në pranga. Gjatë operacioni dje, u fol për goditjen e një grupi kriminal dhe u sekuestruan armë, tritol e drogë.

Që prej ditës së djeshme Policisë e Shtetit, bashkë me atë lokale, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan në kuadër të aksionit policor ‘Forca e Ligjit’. Policia përdori metoda proaktive për këtë operacion, duke infiltruar kështu në grup edhe agjentë civilë, ndërsa operacioni u drejtua nga drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato.