.

Çfarë po shohin ministrat Bushati dhe Mesi te kryeministri Rama?

Ashtu siç ishte parashikuar, kuvendi ka nisur me interpelancë. I pari që mori fjalën ishte kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa ai njoftoi se opozita ka kërkuar interpelancë urgjente për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj sa i takon ekstradimit të Nazer Seitit, i njohur si financieri i ‘Habilajve’.

Por fare pranë foltores së Kuvendit kryeministri Rama u shfaq i paprekur nga ky debat edhe pse bëhej fjalë për çështjen e ish-ministrit të tij. Ai është fotografuar duke u krekosur, ndërkohë që ministrat Mesi dhe Bushati hedhin sytë e tyre nga ai duke qeshur.