.

Moti i keq, Shkumbini del nga shtrati, shkatërrohet një urë në Librazhd

Reshjet e dendura të shiut gjatë së shtunës kanë krijuar probleme në gjithë territorin e vendit.
Mësohet se lumi Shkumbin ka dalë nga shtati në disa zona dhe për pasojë janë përmbytur disa toka bujqësore.
Vërshimi i lumit Shkumbinit ka shkatërruar një urë në njësinë administrative Hotolisht, urën e Rrethit të Bardhë. Për pasojë kanë mbetur të izoluar qindra banorë.

Situata paraqitet problematike edhe në Jagodinë, ku përmbytjet janë masive. Ndërkaq disa fshatra janë pa energji elektrike.

Edhe qarkullimi në segmentin Librazhd-Përrenjas ka patur probleme nga rënia e gurëve nga shpatet e kodrave.