.

Abuzimet me rrugën e Gjinarit, jepet masa e sigurisë ndaj Dashamir Xhikës dhe 9 të pandehurve

Në Gjykatën e Elbasanit ka nisur paraditen e sotme seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika dhe 9 personave të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Dshamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh për rrugën e Gjinarit.

Në seancën e sotme parashikohet verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurisë, si dhe do të verifikohet nëse është zbatuar masa, dhe nëse të ndaluarit janë njohur me masën e sigurimit e të drejtën e ankimit.

Sakaq, do verifikohet nëse janë të njëjtat kushte apo ka ndryshim për masën e sigurimit arrest në burg. Nëse ka kushte apo rrethana të reja, gjykata mund ta zbusë masën e sigurisë ndaj të arrestuarve.

Në këtë seancë, të pandehurit Agron dhe Kujtim Hysa, dhe Rezarta Bakçiu përfaqësohen nga avokati Ravik Gurra, ndërsa Dashamir Xhika përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.

Supervizori Rexhep Tarba përfaqësohet nga avokati Myftar Rusta,ndërsa Andi Toma përfaqësohet nga avokati Neshat Fana.