.

Një tjetër shqiptare na bën krenar: Klasifikohet nga ‘Forbes’ si kontribuese botërore në fushën e artit dhe kulturës

Media globale ‘Forbes’ vit pas viti krijon një listë me emrat e të rinjve nën 30 vjeç që japin kontribut në zhvillimin botëror në të gjitha fushat e jetës. Në listën e vitit 2018 për fushën e artit dhe kulturës është e përfshirë edhe një vajzë shqiptare. Marina Sula me origjinë nga Lezha aktualisht jeton ne Austri dhe është diplomuar në Universitetin e Vjenës për Histori Arti. Më pas 26-vjeçarja ndoqi dhe Akademinë e Arteve të Bukura. Që nga viti 2014, Marina është përfshirë në 8 ekspozita arti (4 prej tyre ekspozita të saj personale) në Shqipëri, Austri dhe Itali. Puna e saj është e fokusuar tek instalacionet, kryesisht instalacionet hapësinore, fotografitë, skulpturat dhe vizatimet abstrakte digjitale.

Rezultate imazhesh për marina sula
Fotografi e shkëputur në një prej ekspozitave të Marina Sulës