.

Marrëveshja e Detit e 2009/ Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Vendimi nuk u ble nga…

I ftuar në emisionin “JAVA” në RTSH, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe aktualisht Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, ka shpjeguar  më në detaje arsyet e rrëzimit të marrëveshjes  së  ish qeverisë “Berisha” me Greqinë për detin, në kontekstine  polemikave që po zhvillohen këto ditë për marrëveshjen e re.

Sokol-Sadushi1

Ai i përgjigjur pyetjes së analistit dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në lidhje me akuzat e ish-Kryeministrit Berisha  për blerjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga palë të treta.  “Jo, e them me përgjegjësi të plotë jo vetëm për vete, por të gjithë trupën e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi atë marrëveshje”, tha Sadushi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese” u shpreh ai “është një pikë referimi për çdo negociatë tjetër për një marrëveshje të re me palën greke” deklaroi Sadushi, duke shtuar se “ në këtë kontest, çdo marrëveshje  e re do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009”