.

Avokati tregon arrestimin e Andi Tomës: 20 policë iu futën në shtëpi, i tmerruan 2 vajzat e sëmura

FATION BINJAKU/ Neshat Fana, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, ka deklaruar për “Panorama” se, arrestimi i klientit të tij është bërë në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave ligjore.

neshat-fana

Fana ka thënë se do të bëjë kallëzim penal për prokuroren dhe gjyqtaren, që kanë vendosur arrestimin e Andi Tomës. Ai ka rrëfyer se familja e tij është përballur me një ngjarje skandaloze, ku Policia, sipas tij, i ka hyrë në shtëpi dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion për atë që po ndodhte.

“Jam njoftuar mbrëmë në mes të natës nga bashkëshortja e Andi Tomës, që është miku im, jo thjesht klient im, dhe që i kishte shkuar Policia për kontroll banese dhe për ta arrestuar, për ta marrë me vete. Kam gjetur në shtëpinë e tij 20 policë, brenda në shtëpi, dy vajzat e Andit me temperaturë, njëra 10 vjeç dhe tjetra 5 vjeç, të tmerruara nga prezenca e 20 policëve dhe Andin bashkë me të shoqen, të skandalizuar me atë që po ndodhte dhe nuk kishte njeri t’i thoshte se për çfarë arsye ata njerëz ishin në shtëpinë e tij.

Nuk i thoshte njeri një vendim arresti të Gjykatës, ka një vendim të Gjykatës për kontrollin e banesës. Unë, oficeri i Policisë Gjyqësore, duhet të zbatoj këtë vendim Gjykate, por nuk i thoshte njeri asgjë, nuk i jepte njeri përgjigje. Le që kanë detyrim ligjor ta bëjnë këtë, por i hynë 20 policë brenda dhe i thonë do bëjmë ne ç’të duam në shtëpinë tënde. Nuk ndodh në asnjë vend demokrat e ligjor, jo e jo, por ndodh vetëm në këtë këllirë shtet”, tha avokati Neshat Fana. Ai shtoi se, pas ndë- rhyrjes së tij, Policia ka dalë jashtë banesës dhe janë kryer procedurat e njohjes së klientit të tij me vendimin e Gjykatës për kontrollin e banesës.

Andi-Toma

PRETENDIMET

Pala mbrojtëse e ka quajtur si të palogjikshme kontrollin e banesës për një marrëveshje, që është firmosur para 9 viteve dhe me pretendimin se klienti i tij ka “shpërdoruar detyrën”. “Shkon dhe i bën kontroll banese, por çfarë kontrolli? Ka 9 vjet që është nënshkruar ajo marrëveshje për një rrugë fshati, i kontrollon banesën për çfarë? E akuzon për shpërdorim detyre, nuk e akuzon për korrupsion që ka marrë lekë dhe shkon ta kontrollosh nëse i ka lekët e rrugës në shtëpi ai apo jo?! Gjoja me këtë rrugë nuk është bërë mirë dhe duhej bërë më ndryshe.

Kishte 5 vjet që hetohej kjo çështje dhe dokumentet janë në Drejtorinë e Rrugëve dhe nuk janë dokumentet e rrugëve në shtëpinë e ish-drejtorit të para 8 vjetëve”, sqaron Fana. Ai ka saktësuar se ka kërkuar nga gjyqtarja dhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore dokumentacionin, mbi të cilin janë ngritur akuzat, por ato nuk i janë vënë në dispozicion ditën e djeshme. “Me aq sa pashë nga vendimi i Gjykatës, nuk ka asnjë arsyetim pse klienti im dhe personat e tjerë, që akuzohen për ‘shpërdorim detyre”, që është një vepër relativisht e lehtë, që parashikon një dënim me burgim 10 ditë deri në 7 vjet, duhet të arrestohet me burg?! Pa ditur dhe pa e thirrur ndonjëherë, pa i komunikuar ndonjëherë, pa pasur idenë se po behët ndonjë veprim, pa pasur asnjë njoftim ligjor, që justifikon arrestimin me burg. Janë shkelur të gjitha dispozitat procedurale për arrestimin e tij. Nuk ka asnjë nen, që të justifikoje arrestimin e tij me burg”, ka thënë ai.

KALLËZIMI PENAL

Për Neshat Fanën, i gjithë procesi i ngritur ndaj Andi Tomës ka prapavijë politike dhe për këtë ai bëri të ditur se do të kallëzojë penalisht si gjyqtaren që ka dhënë vendimin, edhe prokuroren e çështjes. “Kemi të bëjmë me një sjellje kriminale të Policisë. Me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit nga ana e Gjykatës dhe prokurores, të cilat kanë dhënë vendim të paarsyetuar sipas ligjit, për të cilat unë nuk do le gjë pa bërë. O do i çoj për përgjegjësi penale atë prokurore dhe atë gjyqtare, o s’ka! Do vdes unë ose do lë licencën. Ata njerëz do i çoj para përgjegjësisë, o s’ka! Të abuzosh me ligjin për interesa politike, për qejfe peshqish të mëdhenj apo të vegjël, vetëm në këtë vend gjen. Arrestimi është në mënyrë flagrante në shkelje me ligjin dhe unë pres nesër të marr materialet, do shkoj në gjyq dhe do ndjek procedurat. Por unë do kallë- zoj penalisht edhe prokuroren dhe gjyqtaren sepse kanë shkelur në mënyrë flagrante kërkesat e ligjit që janë ndryshuar së fundmi me Reformë në Drejtë- si. I kanë shkelur në mënyrë flagrante dhe do t’i diskreditoj publikisht dhe nuk do t’i lë gjë. Sepse nuk munden të dhunohen njerëzit në këtë farë feje”, ka thënë dje avokati Neshat Fana.