.

Wow, I dashuri i Dakota Johnson me seksi se Christian Grei! FOTO

Pas filmit “50 Shades of Grey”, të gjithë mendonim se i dashuri i Dakota Johnson do të ishte një “Zoti Perfekt”. Por aktorja ka habitur me zgjedhjen e saj kur i pa në krahët e vokalistit të grupit Coldpaly.

Simpatiku Chris Martin, i cili ka pak kohë që  është ndarë nga bashkëshortja, Gwyneth Paltrow, është kaq ndryshe nga Grey.

Dyshja janë fotografuar në plazh në momente romantike. Martin, 40 vjeç është shfaqur shumë i afërt me 28-vjeçaren.

Sipas mediave të huaja, Martin dhe Dakota prej kohësh janë në lidhje, por nuk e kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre.

Javën e kaluar ata janë parë në një darkë së bashku dhe thuhet se janë shfaqur shumë të afërt dhe më të dashuruar se kurrë. Epo asgjë nuk ndodh si në filma!