.

Vasili: Arta Marku tha se ka boshllëqe ligjore. O kryeministër a ke vesh të dëgjosh?

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sot pas takimit me gazetarët të Kryeprokurores të përkohshme, Arta Marku. Petrit Vasili deklaron se “kryeministri e minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit”. Ai sjell në vëmendje faktin se “kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetaret, në mënyre korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit”.

STATUSI I VASILIT
Kryeministri minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit.
Kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetarët, në mënyrë korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së prokurorit.

O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh.
Ka boshllëqe ligjore.

Kushtetuta flet qartë e prerë se boshllëqet i plotëson vetëm Kuvendi i Shqipërisë me votë duke ndryshuar ligjet.

Nuk i bën dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve, as interpretimet në anglisht, as 69 votat kriminale që rrezuan shtetin në 18 dhjetor.

Kryeministri i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi në 18 dhjetor, në funksion të strategjisë së tij të antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”.