.

Seanca e parë plenare, Vasili sulmon ONM: Reforma në Drejtësi, në ditët më të zeza

Ne nisje te seances se pare plenare per kete vit, kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili tha se Reforma në Drejtësi eshte në ditët e saj më të zeza.

“E kemi lene me një shije shumë të hidhur për shkak të dhunimit të atij themeli që këtë sallë e mban në këmbë, Kushtetutën dhe ato ligje që synojmë të ishin udhërrëfyesi normal, akoma se ka të hequr kjo sallë nga memoria se si u dhunua në mënyrë flagrante nga Garda e cila pa asnjë lloj kontrolli, në një abuzim të plotë militar të detyrës së saj u ngrit dhe vendosi ajo të thoshte të sajën në sallën e deputeti të popullit, kemi asistuar në një situatë nga më të shëmtuarat ku zgjodhëm në krye të akuzës së këtij vendi nje prokuror, kundër ligjit e Kushtetutës, për ti bërë shërbim kapjes, dhe ngritëm një mur të madh që u shërben interesave të dyshimta që Shqipërinë e orienton aty ku nuk do.

vasili

Ne jemi vullnet mire te rifusim kete reforme ne drejtesi te kompromentuar rende dhe per te shpetuar integrimin evropian, kjo mazhorance nuk e do, kjo reforme ne drejtesi e zbatuar sipas ligjit, qe miratuam nen frymen e Kushtetutes, kerkon nje tjeter qasje e tjeter mendim. Qytetaret kete presin, por jo nje reforme ne drejtesi qe perdhunohen ketu. Kemi nje ONM qe i vume besim te madh kushtetues por i cili ka rene, eshte me pak se nje sekretar i pergjithshem…S’do kerkojme e s’do mbeshtesim as me shume e as me pak se sa parashikon Kushtetuta e Ligji”.