.

Para nisjes së seancës, PD dhe LSI bien dakord për një marrëveshje.Çfarë do të ndodhë me Arta Markun?

PD dhe LSI kanë rënë dakord pak orë para nisjes së seancës parlamentare për një marrëveshje.
Kërkohet t’i jepet fund paligjshmërisë së Arta Markut, pasi zgjedhja e saj është bërë mbi procedura antikushtetuese, konkretisht të ishte zgjedhur me 3/5 e votave në Kuvend.

Partia Demokratike nisi mbledhjen e firmave për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas propozimit të Partisë Demokratike, Arta Marku shkarkohet menjëherë sapo të votohet amendamenti i propozuar nga opozita.

Ndryshe nga procedura që u ndoq me Arta Markun, opozita kërkon që një listë kandidatësh për Kryeprokurorë të Përkohshëm të propozohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas PD-së, Prokurori i ri i Përkohshëm duhet të zgjidhet me 3/5 e votave dhe nëse nuk arrihet konsensus të zgjidhet kandidati i parë i renditur në listë nga Gjykata Kushtetuese.

Propozimi i Partisë Demokratike zhbën të gjithë procedurën me të cilën u zgjodh Arta Marku, e cila u propozua dhe u votua nga Partia Socialiste.

Nuk dihet nëse opozita do të bëhet pjesë e procedurave që vazhdojnë për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm apo do t’i bojkotojë ato deri në arritjen e konsensusit me mazhorancën.