.

Artur Zheji: Basha bëri pakt me Ramën për të marrë 13 milionë eurot

Fitoren e 13 milion eurove dëmshpërblim në gjykatën e Strasburgut nga investitorët dhe banorët e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, gazetari Artur Zheji e ka parë si një pjesë të strategjisë së Edi Ramës për të korruptuar rivalët e vet. Zheji në 360gradë shkruan se kundërshtarët e Ramës sot ndihen kokëulur, idhtarët e opozitës nuk shohin ndonjë epërsi të liderit të tyre ndaj kryeministrit  dhe ngre pikpyetjen se mos ky është fundi i PD: “Rama, në strategjinë e vet të pushtetmbajtjes, është bërë tashmë një mjeshtër i madh, në korruptimin e shpirtrave njerëzorë dhe në korruptimin e kundërshtarëve të tij politikë në rradhë të parë. Në këtë grackë, duket se ka rënë edhe Basha dhe jo vetëm kësaj rradhe. Sepse tundimi është i madh dhe sepse shpresa që ky popull, është kështu si është, të gjithë aktorët politikë mendojnë shumë dukshëm për xhepin e fryrë të ekonomisë së tyre familjare.

Prandaj edhe demokratët janë më së shumti të trishtuar, sepse kryeminstri “armik” u nxorri dukshëm transaksionin shumë milionësh dhe do ta paguajë këtë 13 milionësh në euro, me qejf të madh dhe me jehonë të madhe, duke e shndrruar në një katastrofë të re elektorale për kundërshtarin politik” shkruan ai.

Lapsi.al