.

Aktorja 95 vjeçare rrëfen sekretin e jetëgjatësisë: Konsumoni vetëm….

Që në fillimet e veta, njerëzimi ka kërkuar të dijë sekretin për të pasur një jetëgjatësi sa më të madhe.

Duket se aktorja e njohur amerikane, Betty White duket se e paska gjetur: Vodka dhe Hot Dog! Aktorja e njohur mbush 96 vjeçe në 17 janar dhe sic duket e ka gjetur sekretin jetëgjatësisë.

Ajo ka treguar për revistën “Parade” se është e gjitha e fokusuar për të shijuar jetën dhe për të mos e vrarë mendjen për asgjë.

“Përqëndrohuni te gjërat pozitive, jo ato negative”, – shprehet Betty. “Duket si klishe, por njerëzit do të të gjejnë gjithmonë diçka për të të mërzitur, zhgënjyer apo lënduar. Prandaj më mirë mbylleni njërin sy dhe vazhdoni në rrugën tuaj.”

“Përsa i përket ushqimit nuk e privoj veten nga asgjë. Konsumoj çfarë të dëshiroj në moment dhe nuk rri të shoh çfarë përmban apo si është gatuar. Nëse doni një këshillë nga unë: Vetëm Vodka dhe Hot Dog… dhe konsumojini sipas kësaj rradhe!”, – tregon aktorja.