.

Të rinjtë e PD protestojnë para asamblesë së PS, i tregojnë Ramës “peshqit e mëdhenj”

Një grup të rinjsh të Partisë Demokratike protestuan sot, teksa Asambleja e Partisë Socialiste mbante punimet. Ata u shfaqën me kallama peshkimi në duar, me “peshqit e mëdhenj” që kishin kapur.

Halit Valteti i PD tha se ata po protestojnë për t’i rikujtuar Ramës dhe shqiptarëve se kush jane peshqit e mëdhenj.
Per kete proteste ka reaguar edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke mos e kursyer ironine.
“Vendi më i mirë për të gjuatur peshk të madh, Asambleja e PS! Çuna të zgjuar këta, shkojnë për gjueti pa lodhje, atje ku ka plot!”- shkruan ai, duke postuar ne faqen e tij ne FB edhe foto nga peshkimi.