.

Sonila takohet me biznesmenin e fuqishëm, paralajmëron rikthimin në Top Channel

Pas largimit të Sokol Ballës nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv në Top Channel dhe drejtimit të emisionit politik “Top Story”, të shumtë kanë qenë emrat që janë aluduar për zëvendësimin e tij.

Ditën e djeshme thuajse është konfirmuar se në vend të tij do të shkojë Ylli Rakipi, duke lënë kështu televizionin informativ “News 24”.
Por vetë Sonila ka ngritur dyshime të forta se do të jetë ajo emri më i ri që do t’i shtohet stafit të Top Channel, teksa ka publikuar në facebook një foto nga një restorant në Londër.

Sonila shfaqet bashkë me biznesmenin e njohur Francesko Begeti, ish-pronarin e “Agon Channel”, ku ajo ishte figura qëndrore e ekranit. Ata pozojnë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa komenti i Sonilës ka ngjallur shumë dyshime për rikthimin e saj në TCH.

“Në Londër për True Story”, shkruan Sonila Meço në postimin e saj në facebook.