.

Rovena Dilo shpërthen kundër TVSH-së: Për lakuriqët e natës transmetohet seriali?!

“Ti mund të më quash Xhon” është seriali më i ri që po shfaqet së fundmi në TVSH.Protagoniste në të është edhe këngëtarja e njohur Rovena Dilo e cila është në rolin e një nënë e cila llaston së tepërmi të bijën ( një rol që interpretohet nga Nevina Shtylla.
Rovena Dilo ka shfaqur ‘revoltën’ e saj për orarin e vendosur nga televizioni shqiptar, në 12:00 të natës, një orar me pak audiencë.
Këtë shqetësim e ka shprehur nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan: Këtu e tre ditë më mundon një pyetje!! Pse seriali “Ti mund të më quash XHON” transmetohet në 12 të natës! Një premierë në 12 të natës…për kë transmetohet? Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës…!!!???’’- shkruan këngëtarja.