.

Pamje të rënda, qeni masakrohet dhe varet me litar në një pemë

Pamje të rënda janë shpërndarë në rrjet ku një qen është varur në një pemë.

Veprimi mizor i adoleshentit nga Kuçova, pak muaj më parë u dënua nga mbarë opinioni publik, por masakrimi i kafshëve në vendin tonë vazhdon dhe nuk ka ligj që t’i ndalojë agresorët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme pranë fshatit Sevaster, në Vlorë.

Një foto e dërguar në redaksinë e JOQ.al tregon se si një qen është varur me litar në një pemë.

Abuzuesi i cili e ka varur kafshën e gjorë, është treguar aq gjakftohtë sa ta lerë aty, si vepër që duhet përshëndetur nga kalimtarët.