.

LSI i përgjigjet ashpër Ramës: Ke lajthitur përfundimisht, qaje kur reforma…

Akuzave të artikuluara nga kryeministri Edi Rama se PD-ja e LSI-ja janë bërë bashkë në kampin anti-reformë, i është përgjigjur flakë për flakë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Petrit Vasili e quan kryeministrin të lajthitur dhe të paaftë për të qeverisur.
Ai thotë se kryeministri nuk qeveris dot dhe zgjedh të këpusë dëngla, siç bëri me reformën në drejtësi.

Postimi i Vasilit

Kanabizimi e vetmja reforme e suksesshme Kryeministrit.

Kryeministri ka lajthitur perfundimisht.
Nuk qeveris dot dhe keput dengla per opoziten.
Droga eshte sheshit,krimi vret perdite,
investime as te huaja dhe vendase nuk ka. shendetesi ne kaos,papunesia eshte tmerr.
Kemi nje fjalaman te paafte qe urren vendin dhe qurrepset per karrigen.
Shqiperia s’ka as kryeminister as qeverisje.
Ky kryeminister ka urryer cdo konsensus.
Shqiperia gezonte per reformen ne drejtesi me 140 vota ndersa ky qante.
Vetem Rama e pengoi dhe e pengon ref.ne drejtesi.
Kanabizimi e vetmja reforme e sukseshme e Kryeministrit.