.

Asambleja, Rama thirrje Bashës: Mos blloko negociatat me BE-në

Nga Asambleja e PS, kryeministri Edi Rama i ka bere thirrje liderit te opozites Lulzim Basha te mos pengoje procesin e celjes së negociatave me BE pasi 6 muajt e pare te ketij viti jane vendimtare.
“Po kërcënohet një arritje historike e Shqipërisë, celja e negociatave, po kërcënohet nga frika prej reformës në drejtësi, e kthyer në një politike destruktive që ne si qeveri nuk ka cfarë na bën por që Shqipërisë mund t’i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm, njerëzit ta dinë që ky stacion i 6 mujorit të parë të vitit është një stacion optimal për të pozicionuar më në fund Shqipërinë aty ku ne prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes evropiane…

Dua sot ti bëj një thirrje PD dhe kryetarit të PD s’jemi këtu për të përdorur ne negociatat që opozita të mos bëjë punët e veta, protesta, opozita është e lirë të bëjë punët e veta sic i mendon vetë, por nga ana tjetër opozita, ajo që është në parlament, është përfaqësuese e një pjesë të popullit që është në jetën e përditshme, pra duhet opozita të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për celjen e negociatave. S’mundet dot opozita të bëhet problemi i negociatave. S’është një proces që është 100% i sigurt sot, jemi duke punuar me disa shtete anëtare që kanë shqetësimet e veta që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe cdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon probleme mund të kthehet në arsye për të na penguar.
E paimagjinueshme që arsyen për të na penguar ata që duhet të marrin vendin ta gjejnë brenda Shqipërisë dhe ta gjejnë te qëndrimi i papranueshëm i opozitës, me çizme që përdoren si sende të forta në luftën politike.

Thirrja nuk është thjesht dhe vetëm për të larë gojën, por për të përsëritur atë që kam thënë që në filim, ne qeverisim, ata të bëjnë opozitë, por së bashku kemi një detyrë që na kapërcen që është detyra për të ulur vendin në tryezën e negociatave, opozita ka pjesën e saj që ëshrë më e vogël, por nëse nuk është aty plotësisht, krijon një boshllëk ku mund të ndodhë që vendi të bjerë në vakum e të mos realizojë këtë aspiratë që është vetëm pak muaj larg. Pas kaq e kaq vitesh përpjekje dhe pritshmëri dhe në këtë aspekt unë jam absolutisht i gatshëm të nënvizoj se për ne celja e negociata është sadisfaksion, por jo triumf partiak, dhe si nuk e kthyem në triumf marrjen e statusit, nuk kemi ndër mend ta kthejmë as këtë në triumf, është dhe duhet të jetë i Shqipërisë, jemi të gatshëm ta ndajmë me opozitën bashkërisht, por opozita të dëgjojë jo ne, por zërin e vendit sot dhe nuk mundet të na vërë në pozitën stërsekelldisëse që të shpjegojmë sjelljet dhe retorikën e saj që fatkeqësisht nuk ka asnjë rezonancë as brenda familjes politike europiane të PD”