.

Asambleja e PS/ Ndryshime në strukturën e Sekretariatit, miratohen emrat e rinj. Ja kush u përjashtua

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste është diskutuar mbi ecurinë e zgjedhjeve në parti, ku janë miratuar ndryshimet e sekretariatit ekzekutiv.
Punimet u drejtuan nga Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili tha se me kërkesë të kryeministrit Rama do të vazhdojnë të jenë sërish pjesë e asamblesë emrat e mëparshëm me përjashtim të Gerta Lubonjës, e cila ka fituar konkursin për tu bërë pjesë e administratës publik.

“Përjashtohet sepse siç e parashikon ligji bie ndesh të jetë njeherësh edhe anëtarësinë e Asamblesë së PS”, tha Balla.

Po ashtu, janë shtuar edhe dy emra të rinj: Sekretar i Partisë Socialiste në Diasporë, Stefan Çipa dhe Teuta Voda, sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Emrat e tjerë:

Bledi Çuçi, sekretar për çështjet vendore

Blerina Gjylameti, sekretare për koordinimin elektoral

Gramoz Ruçi, anëtar i kryesisë së kuvendit