.

Daily Mail/Koreja e Veriut godet me rakete nje qytet te sajin

Pamje satelitore  tregojne demet e shkaktuara  ne ndertesa pas leshimit te raketes nga Koreja e Veriut. Duket se raketa Hwasong eshte perplasur  ne  qytetin Tokchon ne veri te Peniangut. Zyrtare te qeverise amerikane thone qe raketa pershkroi 40 km ne prill 2017 dhe me pas ra.

 

 

Pamjet nga sateliti tregojne demin e shkaktuar nga deshtimi i ketij testi raketor qe ka goditur Tokchon , nje qytet prej 200 mije banoresh ne brendesi te shtetit sekret te Kim Jong sipas zyrtareve amerikane .

Hwasong KN-17 me rreze te mesme veprimi eshte leshuar nga baza ajrore e Pukchang ne jug te provinces Poyngyan, 60 km ne veri te Pyongyang dhe eshte rrezuar menjehere pas leshimit.

Diplomatet raportojne se ne momentin e perplasjes ka demtuar nje objekt te ngjashem me nje ndertese bujqesore ose industriale. Nese raketa do te kishte kryer te  gjithe intinerarin e parashikuar ajo ishte e destinuar te binte ne pjesen veriore te detit te Japonise. Nuk ka te dhena per te vdekur edhe pse ndertesa e goditur ka qene ne nje zone shume te populluar.

Ne nentor Koreja e Veriut testoi sistemin raketor ICBM, me te fuqishmin qe kane prodhurar dhe me nje rreze veprimi ne mbare globin.

Kim Jong duket se eshte pare duke ecur pergjate nje platforme gjigande leshimi e cila sipas zyrtareve te  Pyongyang eshte ndertuar per leshimin e kesaj rakete.