.

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme  në Tiranë dhe në disa zona në veri të vendit.
Mësohet se epiqendra e tërmetit është zona e Vermoshit në afërsi të Podgoricës, e ndjerë rreth orës 11.45 minuta me magnitudë 5.4 ballë e shkallës rihet me thellësi 1 km. Fatmirësisht lëkundjet janë ndjerë vetëm pak sekonda.

Në një raportim të fundit mësohet se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Nuk raportohen deri tani dëme materiale.