.

Nexhmija bënte punën e Enverit, e izoluan në fund ish-diktatorin? Ja si përgjigjet mjeku


Nexhmije Hoxha

“Enver Hoxha deri pak para vdekjes ka qenë aktiv në detyrat politike dhe shtetërore”. Kështu thotë mjeku Sabit Brokaj, pjesë e ekipit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e Enver Hoxhës, teksa flet në një intervistë dhënë për “Panorama”.

Pyetur nga “Panorama”, nese gjatë periudhës që ai ndiqej nga grupi i mjekëve, ka qenë aktiv në jetën partiake dhe shtetërore, apo ka qenë i izoluar dhe çdo detyrë e përmbushte bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha, mjeku jep këtë përgjigje:
“Këtë pjesë të jetës politike të Enver Hoxhës natyrisht që ne e ndiqnim nga afër, sepse e shoqëronim. Fakti është se ai shkonte në zyrë çdo ditë, përveç periudhave kur ishte në regjim, në shtrat. Por ai ishte një njeri shumë aktiv”.
Brokaj thekson më tej, se Enveri shkonte punonte në zyrë, kur të sëmurët me të njëjtën diagnozë mbaheshin në spital.
“Kishte një vetëpërmbajtje dhe një guxim. Nuk mund të them se çfarë bënte në zyrë apo në studio, por ai ishte i angazhuar si udhëheqës i partisë dhe i shtetit. Produkti që dilte ishte tjetër gjë”- thote ai.

Panorama