.

‘E shëmtuara Beti’ ndan lajmin me fansat: Në pritje të ëmbël

Aktorja e famshme America Ferrera, e njohur si ‘E shëmtuara Beti’ ka njoftuar se është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë.

33-vjeçarja ndau lajmin me anë të një postimi në Instagram. Ajo publikoi një fotografi së bashku me bashkëshortin, Ryan Piers Williams dhe mbante në duar rrobat e një foshnje, ku ishte shkruar: Më shumë puthje ( Ju lutem).

“Ne jemi duke pritur për të puthur një tjetër fëmijë,”-shkruajti aktorja.

America dhe Ryan janë martuar në vitin 2011.