.

Hueyda el Saied gjen sërish dashurinë, flet për lidhjen e saj të re

Jo shumë kohë më parë Hueyda el Saied u përfol në media për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa tani ajo ka gjetur sërish dashurinë. Dimë shumë pak për të dhe historinë e tij të dashurisë me Hueyda-ën, detajet e së cilës ajo i ruan me shumë fanatizëm. Në një intervistë për revistën “Who”, ajo ka rrëfyer më shumë për situatën në të cilën ndodhet.

Hueyda ka treguar se djali i saj dhe partenri janë takuar me njëri-tjetrinm ndërsa nuk i kanë kursyer lojrat dhe argëtimet. E pyetur nëse e mundon dilema se ndoshta djali i saj mund të mos e pranojë lidhjen ajo përgjigjet: “Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë…”

Sipas Hueydës ajo një marrëdhënie korrekte me ish-bashkëshortin, duke e përshkruar si një “një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë.”