.

Mikesha e Adelajdës dedikim prekës: Më mungon pafund, do doja të ishe me ne të festonim si vjet

Gazetarja Adelajada Xhamani njëherazi ish banore e Big Brother u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë si pasojë e një arresti kardiak. Dje, mikja e saj e ngushtë Isida Mollaymeri ka bërë një dedikim të ndjerë ku teksa ka publikuar një foto me Adelën, përbri saj shkruan:

“ My lovely A… “ Gjithmone kur afrohet Viti i Ri unë kam të njëjtat mendime,çfarë kam bëre gjatë vitit,çfarë më ka ndodhur dhe pse asnjëherë as kur kam qenë e vogël s’kam besuar kurrë që ekziston babagjyshi i Vitit të ri,mund të gëzoja e mund të gënjehesha dhe unë që babagjyshi do më plotësonte dëshirën e do më sillte gjithçka që dëshiroja…Adela zemra ime sot për të parën herë në jetë se kisha këtë mendim e jam e lumtur që s’kam besuar kurrë që ai mund të ekzistonte sepse sot do kisha vetëm një dëshirë…do doja që ti të ishe me ne të festonim si vjet të gjithë së bashku…do doja shumë të të përqafoja të të puthja të të shkulja flokët të të thoja se të dua shumë, po babagjyshi nuk do ma plotësonte dot këtë dëshirë e unë do isha mërzitur shumë me të,do mendoja se ai nuk më donte mua…jam bindur që sado lumturi të kemi në jetë e harrojmë me sekonda e trishtimi është ai që mbetet gjatë e që na le gjatë shijen e hidhur të dhimbjes…Më ka marrë malli shumë shumë për ty,më mungon pafund dhe je me mua në çdo gjë timen…e ndjej që je mirë dhe e falenderoj Zotin pafund që kujdeset për ty… Faleminderit Zot për gjithçka… “