.

‘2017-ta viti i saj’, ja fotoja që zgjedh këngëtarja për të uruar

Orinda Huta kurorëzoi dashurinë e saj 10 vjeçare në korrik të vitit 2017.Këngëtarja shqiptare ka falënderuar Zotin në fund të këtij viti për bekimet që i solli në jetë.

Në orët e fundit të këtij viti, nuk mund të mos e sillte në mendje ngjarjen më të rëndësishme të saj.
Ajo mund të zgjidhte çfarë të donte nga fotot e asaj mbrëmjeje, sepse ishin shumë dhe të gjitha të bukura, por duket se dëshira e Orindës ka qenë për të sjellë një nga ato që përcjellin emocionin e përjetuar, që te Turi u shpreh më shumë e u komentua gjatë në media, dhe pse në atë kohë, fotot e publikuara nuk ishin aspak cilësore.

“2017-ta jone ishte edhe mes lotesh por nga ato te mbushura plot me lumturi. Zgjodha kete foto sepse e tregon me se miri emocionin kur i thame “po” njeri tjetrit, para Zotit dhe njerezve qe duam shume. Faleminderit Zotit per kete 2017 dhe e bekofte 2018 edhe me shume! Gezuar! Gezuar! Shume dashuri e bekime!”- shkruan Orinda në Instagram.