.

Bes Kallaku zbulon dashurinë tjetër, ja kush është

Këtë vit aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështorë, para qindra të ftuarve. Që të dy para altarit, i premtuan njëri tjetri dashuri të përjetshme, duke i prekur të ftuarit me dashurinë e tyre të vërtetë.
Por siç duket Xhensila nuk është dashuria e vetme për Besin.
Ka qenë vetë ai që në Instagram ka hedhur një fotografi, ku shihet me Ijen, gjyshen e tij të cilën gjithashtu e ka bërë shumë të famshme. Sipas përshkrimit të fotografisë, Ija është dashuria tjetër e tij!