.

Tjetër barazim për Manchester United, zbret në vendin e tretë në Premier

Manchester United humbet vendin e dytë në Premier League pasi regjistroi barazimin e tretë radhazi në kampionat, këtë radhë përballë Southamptonit, që jo vetëm e ruajti të paprekur portën, por pati disa raste të pastra për t’i befasuar “Djajtë e Kuq”. 0-0 përfundoi ky takim në “Old Trafford”, kur vlerësimet maksimale shkojnë për dy portierët, që nuk lejuan prekjen e rrjetave me disa reagime intuitive.

Në fakt, United ishte i pafat teksa në minutën e 14-të Romelu Lukaku u detyrua t’ia linte vendin Rashfordit, si rrjedhojë e dëmtimit të rëndë që pësoi në kokë pas përplasjes me Hoedt. Belgu vetëm pak çaste para dëmtimit rrezikoi me një goditje që përfundoi mbi tra, ndërsa De Gea u shfaq në lartësinë e duhur në krahun tjetër. Portieri i Kombëtares Spanjolle bëri mrekullinë në minutën e 51-të me një devjim që i mohoi një gol të sigurt Shane Long. Manchester United arriti ta shtynte topin në rrjetë në të 81-ën, por me të drejtë anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje të francezit. Me gjithë këmbënguljen e United, asgjë nuk ndryshoi në minutat e fundit, me rezultatin përfundimtar të fiksuar 0-0. Skuadra e Mourinhos me këtë rezultat zbret në vendin e dytë me 44 pikë, një më pak se Chelsea.