.

Rikthehet West Side Family! Publikohet kënga e re me zërin e Dr. Florit

West Side Family ka sjellë këngën më të re me titullin “Beso”, e veçanta e kësaj kënge është zëri i Dr.Florit. Kjo këngë vjen pas shumë vitesh qëndrim jashtë skenës së muzikës.
Anëtarët e grupit të West Side Family thanë pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit se u kishte lënë shumë tekste për publikim, dhe ky projekt është vazhduar nga Landi dhe Miri.
“Beso”, një tekst i shkruar nga Flori dhe i vazhduar nga Landi dhe Miri, ka ardhur si një paketë këtë fundvit, një dedikim për këngëtarin e ndjerë, por edhe një mesazh për të gjithë ata që e duan muzikën e WSF.
“Dedikim sot për ty me një frymë i kam shkruar
E sa herë ngre kokën lart unë e ndiej je me mua”