.

Fejohet Elvana Gjata, kush është pronari i hotelit që i mbulon shpenzimet marramendëse

Prej kohësh këngëtarja e njohur Elvana Gjata është zhvendosur në SHBA ku po realizon projektet e reja muzikore.
Deri tani Elvana ka lançuar dy këngë ndërkohë pritet që të publikojë projektin e radhës në fillim të vitit.
Kjo nuk është arritja e vetme e Elvanës pasi përflitet që artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë. Ai njihet për biznesin e tij që ka në pronësi, një hotel  të njohur në kryeqytet.
Lidhja e tyre është bërë familjare edhe pse pa ndonjë ceremoni, ajo konsiderohet tashmë nusja në familjen e tyre.
Mesa duket partneri i saj nuk kursen për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.
Ka qenë pikërisht ai që ka investuar në biznesin e fustaneve ‘Altar’ ndërkohë  shpenzon edhe shuma marramendese për karrierën e saj në SHBA.
Kujtojmë që 30 vjetori i saj ka qenë përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavave.