.

Tashmë nuk ka dyshime, Mamaqi dhe Fifi janë…

Largimi i saj nga emisioni “Xing me Ermalin” u shoqërua me mjaft komente si dhe aludime se mes këngëtares Fifi dhe Ermal Mamaqit nuk kishte më marrëdhënie të mira.

Kështu të paktën janë dukur edhe disa deklarata të tyre evazive pas ikjes së këngëtares në Top Channel tek emisioni rival i Mamaqit.
Postimi i këngëtares në ‘Instagram’ hodhi poshtë çdo aludim.Pavarësisht largimit të Fifit nga emisioni ata janë ende miq.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shfaqet së bashku me Mamaqin dhe krahas tyre ka shkruar: “Na prap se prap jem dosta,”-përfundon këngëtarja. Mesa duket u sqarua edhe ‘enigma’ e mbetur për 2017-tën, mes tyre ka mbetur miqësia.