.

Pak ditë pas fejesës me milionerin 50-vjeçar, Adelina befason me veprimin e radhës

Javën e parë këngëtarja Adelina Tahiri ka publikuar propozimin e fejesës në Vjenë duke treguar unazën super të shtrenjtë.
Fejesa e artistes është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale pasi është zbuluar dhe identiteti i të fejuarit.
Bashkëshorti i saj është biznesmeni 50-vjeçar Seryzha Markov, i cili në 2013-n ka qenë konsull nderi i Republikës së Moldavisë në Maqedoni.
Në një postim që ka bërë ditën e sotme ajo ka konfirmuar se ka bërë dasmën civile. ‘’Zyrtarisht e martuar’’- shkruan këngëtarja ndërsa poston fotografinë ku është duke firmosur mbi regjistrin e gjendjes civile.