.

Eneda Tarifa ia merr këngës në restorant, ministri e shoqëron me kitarë

Këngëtarja Eneda Tarifa ka qenë mbrëmjen e djeshme te ‘Hani i Pazarit’ e shoqëruar nga miq të mirë dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Ndërsa pinin nga një gotë verë të kuqe, Eneida ia ka marrë këngës së njohur “Aleluja”, për t’ju përshtatur atmosferës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ajo i referohej tekstit të shkruar nga celulari i saj, kurse tingujt e kitarës u interpretuan “live” nga Elton Deda, të cilit i është bashkuar edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i njohur për origjinën e qytetit të serenatave, Korça. Peleshi ka lënë për momentin politikën dhe është argëtuar me miqtë e tij artistë.
Eneda Tarifa e ka postuar këtë video në profilin e saj në Instagram duke e konsideruar këtë atmosferë të këndshme me gjithë të mirat: ushqim, verë dhe shoqëri e mirë.

https://www.instagram.com/p/BdMsOILFRBJ/?hl=en&taken-by=enedatarifa