.

Parashikimi i yjeve për javën e fundit të muajit dhjetor, ja si do mbyllet ky vit për 12 shenjat e horoskopit

Dashi
Edhe gjatë javës së festave nuk mungojnë sfidat dhe ngjarjet që ndodhin si pasojë e drejtpërdrejtë e ndikimit të yjeve. Pikërisht në ditën e Viti të Ri Venusi dhe Saturni do të hyjnë në koalicion, duke bërë që të fillojë kështu një periudhë angazhimesh dhe përgjegjësish. Kjo gjë nuk ju volit shumë, por do t’ju ndihmojë për të kuptuar më mirë çfarë duhet të ndryshoni te vetja për të pasur mbështetjen e yjeve. Për fat të mirë, falë ndikimit të Neptunit, do të dini dhe të buzëqeshni.
Demi
Ndikimi i Venusit po ndihet edhe më shumë në këtë vigjilje të Vitit të Ri. Ai do të shënojë fillimin e një periudhe të re gjatë së cilës do të ndodhin ndryshime pozitive dhe ju do të arrini ngadalë objektivat dhe do të shikoni rezultatet e punës tuaj. Pra, me siguri që kjo periudhë do të jetë intensive, por nuk do të lini pas dore as gjërat që kanë vërtet rëndësi. Këto ditë të fundit të vitit do të keni të bëni me njerëz që sillen shpenguar, por mos harroni të buzëqeshni dhe kini parasysh se është festë.
Binjakët
Pikërisht tani, në javën që i kushtohet festave më të rëndësishme, Venusi ka reshtur së jua ndërlikuari jetën. Mos iu përmbani rregullave dhe kufizimeve për t’iu përkushtuar më shumë vetes dhe për të kaluar kohë me njerëzit më të rëndësishëm për ju. Megjithatë, aspironi për të rrojtur të pavarur, sepse së shpejti kjo ka për të ndodhur vërtet. Ndërkohë shijojeni atmosferën festive që ju rrethon dhe mos e vrisni shumë mendjen për angazhimet.
Gaforrja
Hëna, Marsi dhe Jupiteri do të jenë aleatë të përsosur pikërisht në këtë periudhë festash. Të lindurit në shenjën e Gaforres do t’i japin kurajë vetes dhe do të vendosin të mos i fshehin emocionet. Venusi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të vendosni të ndani me të tjerët ndjenjat tuaja të sinqerta. Gjatë javës do të ndiheni të lirë, të qetë e spontanë. Mos u shqetësoni për asgjë dhe askënd, në mënyrë që ky të jetë vërtet një moment kushtuar vetëm festave.
Luani
Pas largimit të Saturnit, tani dhe Venusi nuk është më një forcë që do të ndikojë në shenjën tuaj, prandaj të lindurit e shenjës së Luanit do të përjetojnë një moment qetësie në këtë javë të fundit të vitit. Do të përballeni me çështje që kërkojnë zgjidhje prej jush, prandaj do t’ju duhet të bëni dhe pak durim. Ju e ndjeni se një e ardhme më e mirë ju pret, prandaj shqetësimi do të ishte i pavend e ju do t’i shijoni këto ditë në vigjilje të festave.

Virgjëresha
Astrologët e kanë parathënë se 2018-a do të jetë një vit më i mbarë, gjatë të cilit do t’ju buzëqeshë fati dhe tani kjo gjë po konkretizohet. Saturni do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj gjatë kësaj jave, por edhe Venusi do t’ju ndihmojë në çështjet e zemrës. Vëreni shpirtin në paqe dhe përpiquni të shijoni të tashmen. Mos u shqetësoni për gjërat që nuk po ecin mirë, sepse do të ishte e kotë. Keni për ta parë që optimizmi juaj do të shpërblehet. Besojuni yjeve.
Peshorja
Është e çuditshme të shikosh sesi yjet po shkojnë të gjithë në të njëjtin drejtim. Venusi, planeti juaj i parapëlqyer, do t’i bashkohet Saturnit. Ju, duke përfituar nga ditët e festave, do të përvetësoni gjithçka që ju përket dhe kjo ka për t’ju pëlqyer. Personat që do t’ju afrohen do të sillen ëmbëlsisht, duke ju bërë disi konfuzë, duke ju dërguar mesazhe kontradiktore, por që do t’ju pëlqejnë. Nuk do t’ju mungojë fantazia gjatë këtyre ditëve, kurse për angazhimet do të mendoni më vonë.

Akrepi
Si kurrë ndonjëherë në vigjilje të festave, planetët do të jenë aleatët tuaj. Ndërkohë që ju do të festoni me të afërmit festën më të rëndësishme të vitit, do të ndjeni afrimin e tetë planetëve që do të ndikojnë pozitivisht dhe s’ka për të qenë e vështirë të imagjinoni rezultatin. Më datë 25 Venusi do të kalojë në shenjën tuaj, duke ndikuar në përmirësimin e raporteve. Ashtu si Uliksi që nuk i rezistonte dot thirrjes së sirenave dhe Neptuni do t’ju tërheqë vëmendjen duke ndikuar që të mos mendoni për shqetësimet, por të përjetoni në maksimum këtë javë.
Shigjetari
Situata yjore do të përmirësohet me largimin e Venusit që do të ndodhë pikërisht në ditën e Vitit të Ri. I pranishëm në shenjën tuaj do të mbetet vetëm Mërkuri. Zgjidhja për problemet tuaja do të vijë gradualisht dhe duket se gjithçka është në favorin tuaj. Ndërkohë që ngrini dollinë e festave, do të kuptoni se po afron momenti të shijoni rezultatet e punës tuaj. Pas një periudhe të gjatë angazhimesh, do të bëni pushimet e merituara.
Bricjapi
Duket sikur papritur jeni vendosur në qendër të qiellit. Pasi keni pritur me entuziazëm ardhjen e Saturnit, pikërisht në ditën e Vitit të Ri, në shenjën tuaj do të vijë Venusi, i cili do të ndikojë në përmirësimin e situatës. Do të ndiheni të çliruar nga angazhimet që duhet të merrni përsipër në këto ditë festash dhe do të mund t’i shijoni ato pa pasur ndjenja faji. Ngrini dolli të gëzuar për një vit që premton të jetë i mbarë, sepse ju pret diçka unike dhe e rëndësishme.

Ujori
Yjet dhe planetët vazhdojnë të fshihen, duke ju krijuar ndjesinë se nuk ju pret asgjë e rëndësishme, por kjo s’është aspak e vërtetë. Nuk do ta ndieni praninë e Venusit pikërisht në ditën e Vitit të Ri, duke u detyruar kësisoj t’i kërkoni te të tjerët emocionet. Ndërkohë ju do të dini të ulni tensionet e shkaktuara si pasojë e ndikimit të Marsit. Harrojini për një moment yjet dhe planetët dhe përjetojini sa më mirë këto ditë festash.
Peshqit
Gjatë ditëve në vazhdim Venusi do t’i shtohet listës së gjatë të planetëve miq, duke ju ndihmuar që ta shijoni më shumë këtë javë të fundit të vitit. Keni plotësuar të gjitha angazhimet dhe detyrimet tuaja dhe tani duket se gjithçka po merr për mirë. Gjatë kësaj jave do të ndieni praninë e Marsit, i cili do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj, kurse Mërkuri do t’ju ndihmojë të ndiheni të çliruar nga emocionet negative.