.

Ish-agjenti amerikan flet për ekzistencën e UFO-ve: Nuk jemi vetëm, kam parë gjëra që…

“Ekzistenca e UFO-ve është provuar përtej dyshimeve që ekzistojnë”.

Kështu thotë ish-agjenti amerikan, Louis Elizondo, i cili shërbeu si kreu i departamentit “X-Files”  në Pentagon nga viti 2008.

Ai dha dorëheqjen duke dashur të vërë në dukje se ky sektor është i superfinancuar nga qeveritë në mbarë botën.

Në deklaratat e tij ai thotë se “objekte të paidentifikuara fluturuese dhe madje edhe aftësi të përparuara, janë identifikuar shumë herë” çdo vit.

“Unë mendoj se është mjaft e qartë se ne nuk jemi vetëm, kështu që duhet të pyesim se ku janë këto objekte”, thotë ai për “The Telegraph”.

Programi që ai drejtoi filloi në vitin 2007 dhe kushtoi 22 milionë dollarë.

Ekzistenca e tij u publikua vetëm muajin e kaluar, pasi deri vonë ishte shumë konfidencial.

Elizondo argumenton se UFO-t janë gjetur mjaft shpesh pranë objekteve bërthamore dhe termocentraleve, shkruan Respublica.

Sipas tij, gjatë programit u elaboruan fenomene që u ngjanin filmave fantastiko-shkencorë, ndërsa u regjistruan eksperienca te pilotëve ose anëtarëve të misioneve ushtarake që raportonin për kontakte me objekte të paidentifikuara fluturuese.

Ai shtoi se disa nga pilotët e Marinës amerikane përshkruajnë lëvizjet e çuditshme të avionëve dhe sjelljet përtej atyre njerëzore.

“Nuk kishim parë diçka të tillë kurrë më parë”, tha Elizondo.