.

“Hakmerret” SHBA për votimin në OKB, i shkurton buxhetin

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shkurtojnë kontributin e tyre financiar  në Kombet e Bashkuara me plot 285 milionë dollarë.

Njoftimi u dha nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

“Inefiçenca dhe shpenzimet e tepruara nga Kombet e Bashkuara janë të njohura,” tha Haley në një deklaratë nga një mision i SHBA-së. “Ne nuk do të lejojmë që bujaria e popullit amerikan të mbetet i pakontrolluar”.

Haley shtoi se reduktimi historik i shpenzimeve është një hap në drejtimin e duhur dhe se SHBA do të ndërmarrë shumë lëvizje të tjera më efikase dhe të përgjegjshme kundrejt OKB-së.

“Përveç kursimeve të konsiderueshme, do të vendosim interesat e SHBA-së në fillim në raporton me sistemin e OKB-së,” thuhet në deklaratë.

Marrëveshja e re për vitin fiskal 2018-2019 është 285 mln dollarë më pak se buxheti i organizatës botërore prej 5.4 mld dollarë për vitin fiskal 2016-2017.

Njoftimi i Haley erdhi vetëm disa ditë, pas votimit për të kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit