.

Deulofeu pranë zikaltërve, Interi akord me Barcelonën për transferimin

Gerard Deulofeu pritet të veshë bluzën zikaltër në janar. Lajmi konfirmohet nga mediet spanjolle, që raportojnë se sulmuesi anësor katalan është shumë pranë transferimit te Interi.

Barcelona dhe zikaltrit kanë arritur akordin e transferimit, që është një huazim me të drejtën e blerjes për 30 milionë euro, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë që e ndalon shitjen e Deulofeut te Reali i Madridit.

Deulofeu është profili i futbollistit që pëlqehet shumë nga Spalletti, pasi e njeh mirë Serinë A dhe është i shpejtë e teknik, i aftë të krijojë superioritet numerik në daljet në sulm.