.

Ky është telefoni me kameran më të mirë për 2017-ën

The Verge ka krahasuar kamerat e telefonëve iPhone X, Google Pixel 2 XL, Samsung Galaxy Note 8, HTC U11 dhe LG V30, transmeton Express. Kjo zgjedhje është bërë për të përfshirë telefonat nga prodhues të ndryshëm, jo vetëm nga Apple dhe Samsung që zakonisht përdoren për krahasime të tilla.

Samsung Note 8 është zgjedhur për testim pasi që ka kamerën e njëjtë me Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus.

Testimi ka qenë i thjeshtë, janë bërë fotografi në vende të ndryshme dhe ndriçim të ndryshëm, si dhe është testuar edhe kamera e përparme e cila përdoret për selfie.

Dy telefonat me kamerën më të mirë kanë qenë Google Pixel 2 XL, kamera e të cilit ka kapur më shumë detaje në fotografi, por sa i përket ngjyrave dhe ekspozimit ka dominuar iPhone X.

Bazuar në këto testime, Google Pixel 2 XL është zgjedhur si telefoni me kamerën më të mirë i pasuar nga iPhone X dhe Note 8.