.

Khloe Kardashian e pranon më në fund: Ëndrra ime…

Khloe Kardashian më në fund ka konfirmuar shtatzëninë e saj me një postim në Instagram.

Bukuroshja 33 vjeçare shpërndau një foto me barkun e saj të fryrë, së bashku me duart e të dashurit Tristan Thompson, ndërsa fytyrat e tyre nuk duken.

Interesante është që ajo kishte dy rrathë diamanti në gishtin e martesës.

Ajo postimin e ka nisur me një mbishkrim: “Ëndrra ime më e madhe është realizuar! Ne po bëhemi me fëmijë!”.

Prej kohësh ajo po përflitet për shtatzëninë, e një shtatzëni e mundshme po përmendet edhe për Kylie Jenner.