.

Shfaqet Fatos Nano në Tiranë, takohet me një politikan të rëndësishëm

Fatos Nanon e shohim të kthehet në Tiranë sa herë ka tension politik. Rastësi apo jo ish-kryeministri i Shqipërisë dhe një nga figurat politike më të spikatura në vend ndodhet sërish në kryeqytet.

I tërhequr prej kohësh nga politika, Nano tërheq vëmendje kurdoherë siç ka bërë edhe sot.
Fotot me të i ka postuar një personalitet i njohur siç është kryparlamentari shqiptar në Maqedoni zoti Talat Xhaferri i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, ndonëse me një axhendë të ngjeshur, ai ka gjetur kohë për të takuar edhe Nanon.

Ka qenë vetë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, i cili ka postuar fotot në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku ka njoftuat lidhur me takimin.