.

Rikthimi i Selenës me Justin Bieber, mamaja e këngëtares përfundon në spital pas lajmit

Duket se rikthimi i çiftit më të komentuar në Hollywood, Selena Gomez dhe Justin Bieber, nuk ka marrë aprovimin e familjarëve të këngëtares.

Mamaja e Selena Gomez, Manda Teefey, sipas raportimeve në media, duket se ka përfunduar në spital pas shqetësimit të krijuar për rikthimin e së bijës tek Justin.

Mënyra e ndarjes së Selena Gomez nga Justin Bieber në vitin 2014 duket se nuk ka lënë një shije të mirë tek prindërit e saj të cilët janë të vendosur të mos e falin këngëtarin.

Pavarësisht gjendjes shëndetsore të nënës së saj, këngëtarja Selena Gomez duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dashuria për Justin, pasi vetëm pak ditë më parë ata u nisën me avion privat drejt Bellevue, Washington-it, për të kaluar festat e fundvitit.