.

PD padit në Prokurori Gramoz Ruçin, ja cilat janë akuzat

Partia Demokratike ka paditur ditën e sotme në Prokurori kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nxitjes së dhunës.

Gjithashtu padia ka qenë edhe ndaj gardës e policisë së shtetit. Sipas demokratëve, garda e policia kanë ushtruar dhunë, kanë tejkaluar kompetencat dhe shpërdoruar detyrën.

Të gjitha këto akuza të artikuluara nga PD lidhen me votimin në Parlament të kryeprokurores së re Arta Marku dhe situatës kaotike të krijuar gjatë seancës ku deputetë opozitarë u përleshën edhe me punonjës të gardës. Tensione dhe përleshje jashtë parlamentit ku policia arrestoi 6 persona e procedoi penalisht 10 deputetë.