.

“Opinion” spiunon mesazhet e Ermonela Felajt. Bledi: “Fevziu negativ, e drejton emisionin si legen!”

Ish-ministren dhe deputeten Ermonela Felaj ndoshta s’keni për ta parë më kurrë në emisionin ‘Opinion’. Një natë më parë teksa ishte e ftuar në këtë emision ku po diskutohej për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku, Ermonela Felaj është kapur nga kamera duke komunikuar me bashkëshortin e saj në WhatsApp. Nga ajo që duket në foton që sjell GSH,  Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi, shajnë gazetarin Blendi Fevziun.

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ku

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se febziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot

Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në WhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore)

Komunikimi mes tyre më pas nuk duket. Vlen të kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-presidentin Bujar Nishani. Ky i fundit në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.