.

Kryeprokurori, reagon Luan Rama: Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, ja çfarë thotë për Arta Markun

Votimi i Arta Markut ditën e hënë në seancën parlamentare vazhdon ende të ngjallë debate dhe kontestime.
Deputeti i LSI, Luan Rama ka komentuar zgjedhjen e saj duke iu referuar ligjit për zgjedhjen e kryeprokurorit. Sipas Ramës Arta Marku nuk është zgjedhur Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, por është thjeshtë një zëvendësuese.
“Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm nje prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm”, ka vijuar Rama.